
As Berlini nuk ia doli të çojë përpara bisedimet në nivel liderësh sa i takon dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Pas darkës jozyrtare ku ishte i pranishëm edhe i dërguari i Brukselit, Miroslav Lajçak, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se Vuçiç nuk distancohet nga Millosheviçi e as nga Vladimir Putin.
Qëndrimet e presidentit të fqinjit tonë verior janë të vjetra dhe insistimi im është natyrisht për një marrëveshje që natyrisht është e obligueshme, normalizon plotësisht marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona, duke pasur në qendër njohjen reciproke.
Mirëpo në këtë aspekt, nuk mund të them se ka përparim.
Pra, nuk ka distancim nga Millosheviçi, nuk ka distancim nga Putini, dhe përveç që ka qëndrime të vjetra, ka edhe sjellje të çrregullta do të thosha”.
Ndërkohë, presidenti serb Aleksandar Vuçiç, përsëriti se bisedimet ishin të vështira por Beogradi do të mbrojë interesat e veta.
Bisedimet nuk ishin të thjeshta, por jam i kënaqur me interesimin e madh të qeverisë gjermane. Ky është një lajm i rëndësishëm.
Këmbëngulëm që ajo që u nënshkrua në marrëveshjen e Brukselit duhet të zbatohet.
Bisedimet do të vazhdojnë. Problemi për Beogradin është se disa refuzojnë të flasin për Bashkimin e Komunave Serbe, por është e rëndësishme që të gjithë përfaqësuesit gjermanë kanë thënë se ajo që është nënshkruar duhet të zbatohet.
Ndërkohë takimi zyrtar në nivel të kryenegociatorëve do të zhvillohet më 13 maj të këtij viti.



