Begaj: Po protestohet paqësisht

Begaj: Po protestohet paqësisht

Në fjalimin e mbajtur me rastin e 100-vjetorit të Prefekturës së Tiranës, presidenti Bajram Begaj është ndalur te protesta që po mbahet përditë para Kryeministrisë prej mëse tre javësh. Begaj e vuri theksin te fakti që po protestohet paqësisht. 

 

Ky jubile nuk na fton vetëm të kthejmë kokën pas. Ai na kërkon të shohim me përgjegjësi drejt së ardhmes. Ky aktivitet zhvillohet në një moment kur qytetarë po shprehin publikisht shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre në mënyrë paqësore.   

 

Në respekt të pozicionit kushtetues, neutralitetit  kushtetues, mund të theksoj se e drejta për t’u shprehur dhe për të marrë pjesë në jetën publike është një vlerë e mbrojtur nga Kushtetuta, e cila duhet të ushtrohet në  pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

 

Konsolidimi i demokracisë dhe zhvillimi i qëndrueshëm i vendit mbështeten në angazhimin e përbashkët të qytetarëve dhe institucioneve për të vepruar në përputhje me Kushtetutën dhe interesin  kombëtar dhe  atë publik.

 

Korniza kushtetuese,  së bashku me rregullat e shtetit ligjor dhe  demokracisë përbëjnë garancinë kryesore për funksionimin e drejtë të shoqërisë.

 

Kjo është hera e parë që Presidenti i Republikës prononcohet për protestën, në pankartat e së cilës ai është shfaqur shumë herë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy