Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar socialist, kreu i tij Niko Pelesho, deklaroi se çështja e mandatit të Olta Xhaçkës dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese rreth saj, nuk do të trajtohet si çështje politike.
Do të kërkojmë mendim nga Komisioni i Venecias.
Duam të kuptojmë kur nis e mbaron zbatueshmëria e vendimeve të Kushtetueses dhe se ku nis e mbaron vullneti i deputetit.
Do të kërkojmë mendim edhe për çdo situatë tjetër që mund të hasim.



