Veliaj: Kashari, motor ekonomik jo vetëm për Tiranën

Veliaj: Kashari, motor ekonomik jo vetëm për Tiranën

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka prezantuar ministrin e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsisi kandidat të Partisë Socialiste, në një takim të zhvilluar me përfaqësues të bizneseve në Kashar.

Përveçse është i angazhuar në politikë, Shalsi vjen nga biznesi, i di hallet e biznesit. Ndaj, jam shumë i lumtur që, ai ka shërbyer gjatë gjithë kësaj kohe si ministër për Sipërmarrjen dhe ka qenë kyç në promovimin e disa nismave që kanë lehtësuar bizneset, duke filluar nga pagat e luftës, deri te propozimi për ta çuar taksën për biznesin e vogël zero deri në vitin 2029,” u shpreh Veliaj.

Më tej ai shtoi se zona mes Kasharit e Kombinatit, afër impiantit të pastrimit të ujërave, do të kthehet në zonë të lirë ekonomike.

"Ne sapo kemi aplikuar për të marrë licencën nga qeveria si operator i zonës ekonomike dhe për ta hapur për të gjitha bizneset, që të ngrenë linjat e tyre të prodhimit me tarifa të reduktuara. Ne kemi disa kompani, nga Forschner, Sumi Moto, që është kompani bijë e Mitsubishit, kompania Everest po kërkon gjithashtu hapësira, duke qenë se prodhon shasitë për Jeep dhe Range Rover, ndaj duam që të shtojmë edhe këtë dimension industrial tek pjesa ku Kashari është kufi me Kombinatin për zonën e lirë ekonomike të Tiranës,” u shpreh ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy