Sulmet në Ukrainë/ Xhaçka: Akt barbar, duhet të dënohen nga e gjithë bota!

Sulmet në Ukrainë/ Xhaçka: Akt barbar, duhet të dënohen nga e gjithë bota!

Pas sulmeve në maternitetin dhe spitalin e fëmijëve në Mariupol të Ukrainës, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar duke dënuar veprimet dhe agresionin e palës ruse. Në një posstim në rrjete sociale, ajo shkruan se ka udhëzuar ekipin shqiptar në Këshillin e Sigurimit në OKB që të koordinojë punën me partnerët për t’i bërë presion Rusisë që të ndalojë sulmet ndaj civilëve.

Të tmerruar nga sulmi Rus në spitalin në Mariupol në Ukrainë . Nuk ka fjalë për të shprehur dhimbjen dhe indinjatën për këtë akt barbar. Vrasja e civilëve, shkatërrimi i materniteteve,shndërrimi i infrastrukturës civile në gërmadha, janë krime që duhet të dënohen nga e gjithë bota.

Udhëzova ekipin tonë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që të koordinojë punën me partnerët për t’i bërë presion Rusisë që të ndalojë sulmet ndaj civilëve”, shkruan ministrja Xhaçka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy