Muça: Kampi i refugjatëve për t’i frenuar të shkojnë në Itali. Propozimi nga Meloni, Rama e ka gjuajtur si rast

Muça: Kampi i refugjatëve për t’i frenuar të shkojnë në Itali. Propozimi nga Meloni, Rama e ka gjuajtur si rast

Gazetari Flogert Muça deklaron se zgjedhja e Shqipërisë për ngritjen e kampit të refugjatëve në Lezhë, nuk është bërë për shkak se aty se shkelen të drejtat e njeriut pasi do veprohet me ligjet italiane dhe po Gjermania dhe Britania po e shohin si model për ta shtrirë më tej.  

Në emisionin “Scrolling” të Arian Çanit në MCN TV, ai deklaroi se gjithçka ka të bëj me faktin se emigrantëve kur iu thuhet të shkohet në Lampedusa, por në Shëngjin, synohet një lloj frenimi.

Drupal Ad

Propozimi sigurisht që ka ardhur nga Meloni, Rama e ka gjuajtur si rast dhe mund të jetë vetëofruar. Siç kanë bërë me afganët. Unë nuk e shoh si burg, unë e shoh si siguri.

Gjermania ka thënë se është ok. Për mua po tha Gjermania dhe Franca është ok, është ok.

Ca të pacipë kanë dalë dhe thonë se do dalin të përdhunojnë dhe gratë nëpër Lezhë.

Nëse kalon ato telat një burrë afrikan ia fut vrapit për në Mal të Zi. Ata duan Europën. Ata nuk janë si ujqërit që do dalin tufë dhe do marrin një qytet të tërë përpara.

Për mua është siguri. Jam i qetë që nuk do na prishin as sezonin turistik, asgjë. Meloni ka ardhur me avion shtetëror deri në Rinas, nga Rinasi në Lezhë ka shkuar me helikopter.

Rama i ka dhuruar çuditërisht kaq vonë librin “Kurban”. Sepse Melonit i duhet ta lexojë tani librin Kurban.

Rama i jep një manual në momentin e vështirë të zgjedhjeve europiane. Martesa politike ka ndodhur midis Ramës dhe Melonit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy