Të enjten seanca për votimin e besimit të Qeverisë së Maqedonisë (VIDEO)

Të enjten seanca për votimin e besimit të Qeverisë së Maqedonisë (VIDEO)

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se është parashtruar kërkesë për votimin për besimin ndaj Qeverisë dhe e njëjta tashmë është arkivuar nga shërbimet përgjegjëse.

“Kryetari i Kuvendit, z. Talat Xhaferi, në pajtim me Nenin 215, paragrafi 2 i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, do e caktojë seancën për kërkesën e parashtruar për votim të besimit ndaj Qeverisë dhe e njëjta do të mbahet ditën e tretë nga dita e parashtrimit të pyetjes për besimin ndaj Qeverisë , respektivisht e enjte (11.11.2021), në ora 11.00h. Sipas Nenit 215, paragrafi 3 i Rregullores së Kuvendit, afati për caktimin e seancës fillon të rrjedhë prej ditës së ardhshme, të parashtrimit të pyetjes për besimin ndaj Qeverisë”– thuhet në komunikatën e Kuvendit, duke shtuar se për të gjitha hapat dhe procedurat, si edhe deri tani, përfaqësuesit e mediumeve do të informohen përmes shërbimeve përgjegjëse në Kuvend.

Seanca për mosbesimin e Qeverisë vjen pasi 61 deputetë të opozitës, VMRO-DPMNE, ASH-AAA, Lëvizja Besa dhe E “Majta”, gjatë fundjavës nënshkruan iniciativën për votimin e mosbesimit të Qeverisë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy