Humbja e PD në zgjedhjet e 6 marsit/ Duma: Duhet të mbajmë përgjegjësi. Salianji: Ditë e tmerrshme

Humbja e PD në zgjedhjet e 6 marsit/ Duma: Duhet të mbajmë përgjegjësi. Salianji: Ditë e tmerrshme

Një reagim i fortë ka qenë ai i Grida Dumës, pasi Partia Demokratike pësoi një humbje të thellë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, duke mos marrë asnjërën nga 6 bashkitë.

Para se të futej në mbledhjen e Bashës me grupin parlamentar, Duma tha për gazetarët se për këtë humbje "duhet të mbajmë përgjegjësi, duke nisur qe nga kryetari i partisë. Është një rezultat dëshpërues".

Ndërsa Ervin Salianji e ka cilësuar si një 'ditë e tmerrshme', ku PD jo vetëm që nuk fitoi asnjë nga 6 bashkitë, por u rendit si forcë e tretë, duke arritur të marrë një numër shumë më të vogël votash sesa koalicioni “Shtëpia e Lirisë”.

Komenti i shkurtër i Salinajit ishte i vetmi nga deputetët e PD, të cilët refuzuan të komentonin, teksa po futeshin në selinë blu për të marrë pjesë në mbledhjen e Bashës me grupin e deputetëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy