
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po zhvillon këtë të martë një takim me Sekretarin e Departamentit të Shtetit, Antony Blinken.
Ky takim është parashikuar që të zgjasë për rreth 45 minuta, ndërsa ndër temat kryesore është lufta kundër korrupsionit, por edhe situata në Ukrainë.
"Diskutuam në lidhje me bashkëpunimin në Këshillin e Sigurimit të OKB, marrëdhëniet bilaterale, zhvillimet në rajon, ecurinë e reformave në Shqipëri dhe temat që janë të qenësishme në këto marrëdhënie dhe bashkëpunimin në NATO.
Shqipëria bashkëpenëmbajtëse me SHBA në KS të OKB? Është një proces i njohur kur dy vende bëhen bashkë për t’u bërë bashkë për një apo disa çëshgtje të caktuara. SHBA na e prezantoi dhe ne pranuam menjëherë këtë” – tha Rama për Zërin e Amerikës.



