Berisha përshëndet garimin e Këlliçit për Tiranën/ Meta: Respektojmë primaret, s’duam të na lihen bashki nga PD-ja 

Berisha përshëndet garimin e Këlliçit për Tiranën/ Meta: Respektojmë primaret, s’duam të na lihen bashki nga PD-ja 

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, kreu i PD Sali Berisha përshëndeti përfshirjen e Belind Këlliçit në garën e primareve për të qenë kandidat për kryetar të bashkisë së Tiranës.

Ndërkaq, Ilir Meta tha se për asnjë bashki s’do ketë asnjë shqetësim nga PL në raport me PD-në dhe partitë e tjera.

Meta tha se Partia e Lirisë respekton primaret dhe nuk do të kërkojë që PD t'i lërë të lira bashki të caktuara. 

Berisha tha:

Kandidati për qytetar të parë të Tiranës dhe në Shqipëri, do dalë nga primaret. Ne ramë dakord që ky koalicion mbështet plotësisht primaret. Unë përgëzoj të gjithë ata që vendosin të provohen në një garë të pashembullt ndonjëherë në historinë e këtij vendi, që synon t’i japë fund kryetarokracisë, synon të përmbysë praktikat e vjetra të zgjedhjes së përfaqësuesve. Zoti Këlliçi ka shprehur dëshirën, është një nga ata që ka shprehur dëshirën dhe unë e përgëzoj plotësisht, siç përgëzoj çdo personalitet të partisë ose shoqërisë civile që vendos të provohet në garë për qytetar të parë të Tiranës apo funksione të tjera”.

Meta u shpreh:

PD dhe PL do të kenë një kandidat në çdo bashki të vendit. Kjo është e padiskutueshme dhe i ftojmë të gjithë ata që janë në opozitë që të jenë bashkëpunues në këtë drejtim. Sa i takon primareve, unë e kam përshëndetur prej kohësh si një risi. Është një çështje që ka nisur prej kohësh nga ana e PD. Mund të ketë pasur diskutime që pavarësisht nga risia jemi në kushtet e një regjimi mafioz, që merret me diversion, por ky është një tren që është nisur. Qëllimi ynë kryesor duhet të jetë fitorja e zgjedhjeve vendore, triumfi i vullnetit të qytetarëve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy