100-vjetori i luftës së Vlorës bën bashkë Ramën dhe Metën: Edhe në atë kohë patëm aleatët

100-vjetori i luftës së Vlorës bën bashkë Ramën dhe Metën: Edhe në atë kohë patëm aleatët

Me rastin e 100-vjetorit të luftës së Vlorës sot në këtë qytet janë mbedhur krerët më të lartë të shtetit, të cilët kanë mbajtur fjalimet e rastit. Fillimisht kanë ardhur kryeministri Edi Rama me kryetarin e bashkisë Fritan Leli dhe më pas prefekti, ndërsa më pas edhe presidenti Ilir Meta apo edhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Për t’u evidentuar është fakti se pavarësisht ditëve të fundit me ‘ping-pong’ akuzash mes kryeministrit dhe presidentit ata sot i kanë dhënë dorën njëri-tjetrit, ndërkohë që të premten do të takohen sërish për datën e zgjedhjeve.

Sakaq në fjalimin e rastit për 100-vjetorin e luftës së Vlorës Edi Rama u shpreh:

"Rritja e çmimit të bukës dhe ndërhyrja e SHBA-së e detyroi Italinë që të çlirojë Vlorën. Sot është momenti për të nënvizuar se edhe në atë luftë edhe në atë kohë Shqipërisë i janë gjendur në krah miq që e ndihmuan të mos i ndodhë ajo që Ismail Qemali tha nga ballkoni. Shqipëria rrezikonte të vishej me të zeza. dhe e ndihmuan. Amerikanët nuk u mjaftuan në atë kohë vetëm me një mbështetje diplomatike, por amerikanët e mbështetën atë që ndodhën edhe përmes shtypit të lirë. Qoftë në Ëashington Post gjenden artikuj që flasin me admirim të madh për shqipërinë dhe kontributin e tyre përmes këtij akti. Pati edhe të tjerë, Papa, Edit Durham etij.

Ka një personazh shumë interesant që ishte në anën tjetër të historisë.

Vincesno Xhovani që ndihmoi për parandalimin e shpërthimit të madh në depon e Vlorës që mund të shkatërronte në mos të gjithë qytetin, por gjysmën e Vlorës.

Dua të theksoj edhe rolin e rëndësishëm që patën komunitetet fetare, kishat, xhamitë dhe teqet si dhe shumë priftërinj, hoxhallarë, baballarë që janë një segment i panjohur, të paktën që shumë prej nesh që historinë e Vlorës e pamë të shkruar nga ata që fituan më pas. E dimë se historia u fshi sikur të mos kishte ekzistuar kurrë.

Ishin hallkat e të vetmit zinxhir institucionesh që e mbështetën dhe që i lidhën bashkë në influencën e tyre shpirtrat e gatshëm që më vonë u bënë protagonistët e mëdhenj në rreshtin e heronjve të luftës së Vlorës. Vlen të përmendet dhe pjesëmarrja e  jashtëzakonshme e grave. E pazakonshme me çdo luftë tjetër. Jo vetëm të drejtpërdrejtë, ishin gratë që me shitjet e bizhuterive siguruan mjetet për ushtarët. Kjo nuk e bënë aspak më të rëndësishme, tregon se çfarë peshe kishte për ata ushtarë që e morën përsipër këtë çmenduri, e parë nga këndvështrimi logjik, por që ishte një arsyetim i bërë jo me mendje, por jo me zemër", tha Rama.

Ndërkohë presidenti Ilir Meta u shpreh: "Lufta e Vlorës dëshmoi se ky vend ka zot, dhe zot i këtij vendi është vetë populli.

Kujtojmë dhe vlerësojmë diasporën. Një ndër figurat e lavdishme, Fan Noli e bindi SHBA-në të ishte në krah të Shqipërisë.

Kur populli i merr në dorë fatet e veta, ato janë të sigurta.

Zot i këtij është vetëm populli shqiptar dhe se fati i këtij vendi i përket vetëm këtij populli."

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy