
Analisti Enton Abilekaj deklaroi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se grupi i Alibeajt nuk beson tek vetërregullimi, por tek Gjykata dhe Lindita Nikolla.
Pas 6 marsit, Berisha mori në dorë frenat e partisë, bëri zgjedhjet, u zgjodh kryetar, në ndryshim nga grupi kundërshtar e rregulloi këtë proces me votat e demokratëve. Nuk kërkoi ndihmën e Gjykatës, as të Parlamentit. Grupi i Alibeajt, këta nuk besojnë tek vetërregullimi, por besojnë tek Gjykata dhe Nikolla. Këtu është problemi, këta nuk mund të thonë hajde bashkohemi se ndryshe kam Ramën.



