Paratë ruse për PD-në/ Ristani: Prokuroria shqiptare nuk e hetoi, u hoq akuza për pastrim parash

Paratë ruse për PD-në/ Ristani: Prokuroria shqiptare nuk e hetoi, u hoq akuza për pastrim parash

Arben Ristani, në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, teksa ka folur për lobimin e Lulzim Bashës për të bërë fotografi me Presidentin Trump dhe akuzat e përdorimit të parave ruse për këtë qëllim, tha se nga erdhën këto para, nuk u hetua si çështje nga prokuroria.  

Ristani tha se Nick Muzin nuk u ftuaa për të dëshmuar dhe se i hoq dorë nga akuza për pastrim parash.

Çështja është nisur me akuzën për pastrim parash. E para ishte dëshmia e Muzin për marrjen e parave nga Basha dhe e dyta, indicia që prokuroria mori nga deklarimi i Bashës në një emision, kur tha se i ka mbledhur paratë nga emigrantët.
Prokuroria kërkoi nga SHBA dëshminë e Muzin dhe erdhi përgjigje ku ata kërkonin të specifikonin pozicionin apo statusin me të cilin do të pyetej Muzin. Ose do të merrej i pandehur ose si dëshmitar. Ata kërkonin garanci që do të pyetej si dëshmitar dhe pastaj do të ndihmonin në marrjen e dëshmisë.

Nuk ju çua përgjigje amerikanëve për këtë. U hoq dorë nga akuza për pastrim parash.

U ngrit një akuzë për ta mbyllur çështjen, sepse falsifikimi i dokumenteve nuk qëndronte fare. Prokurorët vetë u ndanë në dy mendime. Një nga prokurorët, mendonte që akuza për pastrim parash duhet të vijonte deri në fund, ndërsa dy prokurorët e tjerë hoqën dorë nga kjo akuzë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy