
Shoqata Omonia Himarë dënon deklaratën e ish-kryetarit të Bashkisë Himarë Fredi Beleri dhe thotë se në kundërshtim me rregullat e lojës demokratike nuk njeh dhe nuk pranon rezultatin e zgjedhjeve në Bashkinë Himarë.
Fitorja e kandidatit Fredi Beleri është nder për Himarën dhe tregon nivelin e lartë dhe emancipimin e zgjedhësve të Himarës.
Shoqata OMONIA shpreh gjithashtu keqardhjen e saj për nivelin e ulët të deklaratës së Jorgo Goro i cili nuk arrin të pranojë realitetin e ri të krijuar pas zgjedhjeve lokale.
Në vijim thuhet se kacavirrja me çdo kusht pas karriges së kryetarit të bashkisë është e turpshme dhe nuk reflekton traditat dhe parimet morale të Himarës, teksa shtohet se Jorgo Goro është tashmë e shkuara e Bashkisë Himarë.
Një falenderim për zgjedhësit dhe votuesit e Bashkisë Himarë që treguan në këto zgjedhje përgjegjshmëri maksimale për të ndryshuar të ardhmen e gjithë himariotëve.



