“Kemi kërkuar vetëm pafajësi”, Braho rendit shkeljet që u bën në gjyqin ndaj Salianjit

“Kemi kërkuar vetëm pafajësi”, Braho rendit shkeljet që u bën në gjyqin ndaj Salianjit

Avokati i deputetit Ervin Salianji, Ledio Braho në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, renditi disa nga shkeljet që tha se i janë bërë klientit të tij.

Ai tha se ishin rrëzuar kërkesat për thirrje dëshmitarësh, nisur nga kryeministri Rama, për përjashtimin e gjyqtarit Gjermeni, deri te falsifikimi i elementëve në vendimin e gjykatës.

Sipas tij këtu kemi një grup shkeljesh dhe kemi kërkuar vetëm pafajësi, sepse nuk mund të kërkonim dënim alternativ.

Na janë rrëzuar kërkesat për thirrje dëshmitarësh, duke filluar nga Rama, që ishte ndër të parët që tha se kishte një ekspertizë private dhe brenda tre ditëve kam gjetur aktorin. Në Angli thanë se zëri është i ngjashëm zëri me personazhin kemi kërkuar materialin origjinal që ka depozituar gazetari Jetmir Olldashi, por nuk na u dha.

Për gjyqtarin Artan Gjermeni kemi kërkuar përjashtimin e tij, sepse një vit më parë, me avokatin e Jetmir Olldashit dhe me klient Ervinin, ai kishte thënë se unë kisha njohje familjare me avokatin Indrit Sefa dhe për këtë arsye i kam thënë se unë kam njohje familjare me avokatin. Në vendimin e gjykatës nuk citohet asnjë nga kërkesat tona, asnjë pretendim i yni. Tjetra, falsifikohen disa elemente në vendimin e gjykatës.

Vendimi i gjykatës thotë që ishte Ervin Saljani ai që komunikoi për herë të parë me Jetmir Olldashin lidhur me këtë fakt. Ndërkohë që është e kundërta. Është Jetmiri që ka marrë Ervinin dhe të gjitha dëshmitë si të Jetmirit si të Ervinit përputhen me prova shkencore. Ndërkohë që gjykata zgjodhi që të besonte vetëm Fredi Alizotin. Këtu kemi një grup shkeljesh dhe kemi kërkuar vetëm pafajësi, sepse nuk mund të kërkonim dënim alternativ.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy