
Sekretar organizativ i PD-së, Klevis Balliu në emisionin ‘Të Pa ekspozuarit’ në MCN TV u shpreh se revolucioni nuk u mbyll sot, porse ato do vijnë duke u përshkallëzuar nëse qeveria nuk merr masat.
Ai tha se nëse ky revolucion arrihet fillimisht pretendojmë të sjellim zgjedhjet, sepse nuk duam të vijmë në pushtet me dhunë.
Partia Socialiste i ka pasur kriminelët gjithë jetën. Ne nuk thamë se sot revolucioni u mbyll, ato do vijnë duke u përshkallëzuar nëse qeveria nuk reagon dhe të marrë masat. Askush nuk i përjashton grevat, por nga momenti që thuhet se ke përballë një regjim është hipokrizi të thuhet se hiqet lehtë. Nëse ky revolucion arrihet fillimisht pretendojmë të sjellim zgjedhjet, sepse nuk duam të vijmë në pushtet me dhunë. Duam diçka që të ketë garanci për zgjedhje. Ideja është të sjell një mundësi për zgjedhje të vërteta. Çdo qytet i Shqipërisë ka vendosur 10 banditë atje dhe vendosin për kandidatë. Ajo që ne kërkojmë është dorëheqjen e Ramës dhe vendosja e zgjedhjeve të vërteta.



