Nënkryetari i LSI-së Luan Rama ka bërë publike vendimin e LSI-së për të kërkuar në komisionin e sigurisë kombëtare seanca dëgjimore me drejtuesit e institucioneve përkatëse për mosfunksionimin e radarëve. Në një dalje për mediat, pas mbledhjes së grupit parlamentar, Rama tha se edhe 11 radarët e policisë së shtetit nuk kanë funksionuar. Sipas tij ky është një skandal dhe përgjegjësia duhet nxjerrë sa më parë.



