Rama: Çmimet e naftës në Europë janë mbi tonat, bota plan me 10 pika për kursime

Rama: Çmimet e naftës në Europë janë mbi tonat, bota plan me 10 pika për kursime

Kur bazuar mbi informacione e analiza serioze, unë thashë para ca muajsh duhet vullnet i fortë dhe durim se ka nisur një krizë energjetike e paprecedentë, m’u hodhën në fyt sepse kriza nuk ekzistonte po jam unë që nuk di të qeveris pa kriza! Njëjtë kur thashë para ca ditësh, po mbi informacione e analiza serioze, se rritja e menjëhershme e çmimit të naftës është shenja e keqe e mundësisë që së shpejti mungesa e naftës të jetë problemi i madh, m’u hodhën në fyt sepse doja të trembja miletin se s'doja të hiqja taksat e naftës!

Kështu shkruan Kryeministri Edi Rama, i cili pyet, po tani që çmimet e naftës në Europë janë mbi tonat e që rritja e tyre krahasuar me këtu është goxha më e madhe me ku ishin çmimet, si shpjegohet?

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thotë se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë lajmëron se bota mund të përballet me shock-un më të madh të mungesës së naftës prej dekadash dhe sapo ka shpalosur një plan të sajin me 10 pika për kursime.

Shyqyr se po ta kishim nisur ne me fjala vjen ditët pa makina siç e kishim në një nga pikat e planit tonë ende të pashpallur, të kursimeve të energjisë e të naftës, do të na ishin hedhur në fyt se e bënim për të sabotuar protestat e turpit.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "SPECTATO INDEX The Spectator Index @spectatorindex BREAKING: International Energy Agency publishes ten-point plan to cut oil use, including car-free Sundays in large cities, employees working from home three days a week and reducing speeds on highways."

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy