Analisti Lorenc Vangjeli në MCN Live e ka cilësuar si histeri dhe fantazi historinë e McGonigal të komentuar në vendin tonë duke deklaruar se kemi shumë pak material në dorë me të cilat jemi duke krijuar fabula.
Ai tha se Basha nuk është i ‘amnistuar’ sepse në bindjen e tij ai shprehet se nuk bëhet fjalë për para ruse për lobimin. Sipas tij, nguti për të fajësuar tjetrin nuk i shërben së vërtetës.
Ne jemi në pjesën e histerisë dhe fantazisë sepse shumëkush përfshi dhe mua cdokush që flet këtu në tiranë me shumëpak material i fusin një nëse përpara dhe ndërtojnë fabula. Përdorja e emrave të përveçëm dhe bërja e tyre fakt, për goditjen me shkop në kokë Ramën për mua nuk është capitje drejt të vërtetës. Ajo që ne na prek është nëse ato para janë paguar nga qeveria, nëse Rama ka shërbyer si denoncues në rastin e zotit Muzin në SHBA dhe fakti vazhdon të mbetet brenda se Basha nuk është i amnistuar sikundër marrëzia jonë vazhdon ta thotë. Që në krye të herës kam pasur bindjen, por pa prova se nuk bëhej fjalë për para ruse por para të pista për lobim. Gjithë pjesa tjetër e retorikës na shërben për ti dhënë vetvetes një këshillë të thjeshtë që të kemi durim se çfarë thonë andej matanë. Nguti për të fajësuar tjetrin nuk i shërben së vërtetës.
Më tej ai shtoi se SPAK nuk mund të nise ende një hetim për kryeministrin Rama.
Çfarë mund të bëjë SPAK në këtë moment? Nuk mund të nis hetim për momentin për Ramën. Është një proces atje dhe ne këtë se kuptojmë, që do presësh të përfundojë sepse nuk ka një akuzë. Shqipëria nuk ka juridiksion territorial se çfarë ka ndodhur atje. Unë do isha shumë i lumtur të shihja dhe njëherë shfaqjen e një komisioni hetimor sepse është njëlloj si një rezonancë që rrëfen nivelin lemerisë të njerëzve që do hetojnë dhe ata që mbrojnë sepse aty- aty janë.



