
Gati 80 ditë pas zgjedhjeve të 11 majit, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se strukturat e ngritura nga SPAK dhe prokuroritë e rretheve për hetimin e mundshmeve krimeve zgjedhore po tejkalojnë kompetencat kushtetuese.
Për gazetarin Xhevahir Zhabina, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Rama po mundohet të tregojë se politika penale në Shqipëri është shumë e egër, ndërkohë që Prokuroria e Posaçme po përpiqet të dëshmojë të kundërtën.
Kryeministri dhe mazhoranca kanë pasur një qasje të tillë në ditët e fundit, duke pretenduar se politika penale është shumë e ashpër, duke vendosur masa sigurie të rënda, si arresti me burg.
Çfarë ndodh, Prokuroria e Posaçme ka nxjerrë të dhëna zyrtare që tregojnë se ajo ka kërkuar vetëm 9.7% të totalit të masave të sigurisë për personat që ka nën hetim.
Këto shifra tregojnë se politika penale e Prokurorisë së Posaçme nuk është aq e egër sa po përpiqet të prezantohet në diskutimet politike.



