
Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, Bujar Nishani tha se janë 4 ose 5 bashkitë që pritet të fitohen nga kandidatë të PD-së së Berishës. Nishani tha se në këto zgjedhje do të dilet si koalicion.
Shkodra, Durrësi, Peshkopia dhe Vora. Ka shumë rëndësi kandidatura që do të dalë në Lushnje. Ju ftoj të bëni një tur në kuptimin e sondimit të energjisë dhe emocionit në terren. Është 10 herë më e lartë sesa ishte më 25 prill.



