Rama: Nuk ka forcë dhe as kryetar partie që e shemb këtë sistem nëse…

Rama: Nuk ka forcë dhe as kryetar partie që e shemb këtë sistem nëse…

Kryeministri Edi Rama, nga Gjirokastra u ka kërkuar qytetarëve votën që të mos ketë nevojë për koalicione dhe për të kërkuar ndihmë.

“Kjo është nuk është një betejë e PS  me partitë e tjera. Kjo është një betejë për Shqipërinë.

Nuk ka forcë nuk ka kryetar partie, që mund ta shembi këtë sistem, nëse populli e lë fatin në numrin e atyre në Parlament për të bërë koalicione dhe për të parë atë që shihet në televizion.

Por ajo që nuk shihet në televizion është turpi i të gjithë atyre që e ngritën këtë sistem.

Na jepni mundësi që ne të mos shikojmë majtas dhe djathtas për të bërë qeverinë, por na jepni votat që të bëjmë për Shqipërinë.

Sot ne jemi gati për të marrë përgjegjësinë e plotë dhe për ta drejtuar Shqipërinë në destinacion nëse qytetarët na japin timonin e qeverisjes pa na ulur të tjerë në prehër. Nëse shqiptarët mendojnë si prindër dhe si djem e vajza që duan një të ardhme këtu. Dëgjojuni të tjerët çfarë ju thonë, ju përsërisin të njëjtat gjera prej 25 vitesh.

Do ju heqim taksat dhe do rrisim shpenzimet thonë. Prandaj u katandis Shqipëria sepse nuk fillohet nga bishti, por nga koka. Ne themi kush fiton më shumë paguan më shumë dhe kush fiton më pak, paguan më pak”- tha Rama.

Ndër të tjera, Rama komentoi edhe marrëveshjen e 18 majit me Lulzim Bashën. Ai tha se marrëveshja ishte në interes të shqiptarëve.

“Ne nuk kemi dalë në këtë betejë për të thënë na jepni pushtet më shumë për vete. Po ta shohim marrëveshjen, ajo nuk ishte ne interesi për më shumë pushtet, por interes për shtet për të gjithë shqiptarët. Marrëveshja që ne bëmë me PD tregoi se për ne dhe për PS Shqipëria është mbi të majtën dhe mbi të djathtën” tha Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy