Meksi: Protestës së opozitës i duhet qëllim dhe strategji. Numrat kanë ardhur në ulje nga 7 korriku

Meksi: Protestës së opozitës i duhet qëllim dhe strategji. Numrat kanë ardhur në ulje nga 7 korriku

Avokati Redon Meksi tha në MCN Live tha se opozita duhet të kishte një strategji dhe qëllim të protestës, si dhe të ndiqte aksione ligjore, duke animuar në Byronë e Kuvendit vendimin për përjashtimin e deputetëve.

Meksi shprehet se numrat e protestuesve kanë ardhur në rënie që prej protestës së 7 korrikut.

Ndodhi ajo që dihej që do të ndodhte. Numrat erdhën në ulje nga 7 korriku deri këtë të shtunë. Njerëzit u mërzitën, ikën të mërzitur nga protesta, tubimi apo mitingu, s’e s’ishte protestë ajo e së shtunës. Dihej që të hënën do bënin pak konflikt për të rregulluar imazhin PD-ja. Jam i mendimit që po s’pati strategji dhe qëllim për protestën, jo vetëm që s’do t’i vijnë qytetarët, por edhe militantët e PD do t’i largohen, s’do i bashkohen protestës.

Më vjen keq për organizimin e aksionit politik të PD,  sepse do duhej të ndiqte një strategji jashtë dhe brenda Parlament.  Ka një rregullore Kuvendi se kur përjashtohen deputetët. Kanë të drejtë deputetët e përjashtuar ta ankimojnë vendimin brenda dy ditëve te Byroja e Kuvendit.  Gjatë kësaj periudhe pezullohet përjashtimi. Ata deputetë të PD po ta kishin bërë ankimin, do kishin shumë më shumë të drejtë edhe të ushtronin dhunë, sepse po u hiqej pa të drejtë mundësia për t’u futur. Por në rastin kur s’ndërmerr asnjë hap ligjor do të thotë që e bën më shumë për show se sa për strategji politike.  

Nuk është vetëm shkelja e rregullores sepse kryeministri e ka detyrim kushtetues të vijë në interpelancë kur thirret. Nuk kam parë një aksion ligjor nga opozita, që të rregullojë çështjen e saj ligjore. Opozita përveç protestës jashtë, duhet të ndjekë edhe hapat ligjore brenda Kuvendit. Nuk mund të thuash që s’do e bëj pasi e kam parashikuar se do ta humb.

Nuk është lojë e kotë kjo e Rregullores. Masa disiplinore e heqjes së të drejtës së fjalës, përjashtimi është tjetër. Fizikisht nxirret jashtë. Ka masë përjashtimi të atypëratyshëm  dhe 10 ditore. Te atypëratyshmi thuhet që nëse s’pranon të dalësh jashtë merret masa 10 ditë. Nxjerrja jashtë ndodh fizikisht, heqja e fjalës është masë më vete. Para një jave ishte një votim në Parlament ku një deputet i PD votonte me dy duar, dhe ky ligj kaloi. Po ta çosh në Gjykatën Kushtetuese ai ligj shfuqizohet menjëherë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy