Kryeministri Rama ka shmangur edhe sot një qëndrim mbi skandalin në Ministrinë e Financave.
MCN kërkoi sot një koment nga anëtarë të kabinetit qeveritar dhe ministrja për marrëdhëniet me parlamentin, por edhe këta të fundit ishin shumë të rezervuar për të folur mbi ccështjen.
Ndërsa për kreun demokrat, Sali Berisha, nuk përjashtohet që skema të jetë kriminale dhe korruptive.



