Dosja “Babale”/ Bardhi shmang “dërgimin me forcë”, paraqitet vetë në gjykatë për dëshmi

Dosja “Babale”/ Bardhi shmang “dërgimin me forcë”, paraqitet vetë në gjykatë për dëshmi

 Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi është paraqitur sot në Gjykatën e Tiranës për dosjen “Babale”.

Paraqitja e Bardhit është bërë me vullnetin e tij të lirë, pas urdhrit të lëshuar nga gjykata në korrik të këtij viti.

Gjykata e Tiranës urdhëroi që Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, të sillej forcërisht në gjyqin ku po shqyrtohet dosja “Babale” pasi sipas saj, Bardhi është njoftuar dy herë për të dëshmuar në këtë gjyq, por heziton të paraqitet.

Bardhi mësohet se ka deklaruar se nuk ka pasur njoftim në mënyrë ligjore për t’u paraqitur në gjykatë dhe se është njoftuar nga mediat.

“Vendimi për shoqërim është i paligjshëm, duke vlerësuar rëndësinë e procesit jam paraqitur i njoftuar nga media. Nuk është video-përgjim por është audio, ishte një investigim gazetaresk. Për shkak të rrezikshmërisë së Agron Xhafajt, audioja nuk ishte çuar deri në fund. Xhafaj ishte i dënuar në Itali dhe fatmirësisht në sajë të atij publikimi drejtësia u vu në vend”, citohet të ketë thënë Bardhi në Prokurori.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy