Kabineti qeveritar i Kosovës ka anuluar pjesëmarrjen në aktivitetet që ishin përgatirut për tu mbajtur në Vlorë me rastin e 105-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Lajmin e bën të ditur zëdhënësi i kryemistrit Ramush Haradinaj, i cili thotë se kthimi nga Korça në Prishtinë është i imponuar nga një takim me përfaqsues të SHBA-ve.
Kryeministri i Kosovës do të takohet me zëvendësndihmës sekretaren e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Laura Cooper. Në aktivitetet e Vlorës do të marrë pjesë vetëm presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ndërsa në Tiranë, ai do të pritet nga nga presidenti Ilir Meta.
Dje në Korçë është mbajtur mbledhja e dy Qeverive ku janë nënshkruar 13 marrëveshje me interes për të dy shtetet ndërsa është vendosur që mbledhja e ardhshme të mbahet në qytetin e Pejës.



