
Politologu Ilir Kalemaj tha në studion e MCN Live se data 4 apo 11 maj, për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare nuk është determinuese për palët, por njëra datë (11 maj) i jep një avantazh të padrejtë Ramës.
Nuk mendoj se data nuk është determuinese, pra që po u zhvilluan zgjedhjet më 11 maj fiton Rama dhe po u zhvilluan më datë 4 fiton opozita, por natyrisht ai fiton avantazh të padrejtë, dy ditë para të vijnë të gjithë krerët europianë në Shqipëri për shkak të samitit që bëhet për Shqipërinë, jo për ushtruesin e radhës të kryeministrit. Në Shqipëri çdo gjë kapitalizohet. Do ta shesi këtë tek një pjesë e elektoratit si një mbështetje totale të faktorit ndërkombëtar për Ramën. Natyrisht kjo mund të ketë efektet e saj elektorale.



