Vijnë 40.800 doza në aeroport, Manastirliu: Presim edhe 250 mijë në ditët në vijim

Vijnë 40.800 doza në aeroport, Manastirliu: Presim edhe 250 mijë në ditët në vijim

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministri i Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj, kanë pritur sonte në aeroportin ‘Nënë Tereza’ mbërritjen e 40 800 dozave të vaksinave AstraZeneca nëpërmjet Covax.

Si Manastirliu, ashtu edhe Ahmetaj u shprehën se këto ditë do vijnë sasi të konsiderueshme të vaksinave Sinovac, Pfizer dhe sërish AstraZeneca.

Qeveria shqiptare ka bërë të mundur të parapaguajë 1,140,000 doza vaksine, nëpërmjet Covax dhe sot mbërrijnë edhe 40,800 doza të tjera AstraZeneca, të cilat do të shpërndahen menjëherë në të gjithë Shqipërinë, për të vijuar vaksinimin masiv të popullatës +60 vjeç dhe të gjithë ato grupe të riskuara, të cilat ne kemi filluar ti vaksinojmë, siç vijuam sot me punonjësit e të gjithë operatorëve turistikë”, deklaroi Manastirliu.

Duke bërë me dije se deri tani janë siguruar 400 mijë doza vaksine, Manastirliu tha se, duke filluar nga dita e nesërme e gjatë javës që vjen pritet të vijnë edhe doza të tjera të vaksinave AstraZeneca, Pfizer dhe Sinovac.

Ne kemi siguruar deri tani mbi 400 mijë doza vaksine, kemi vaksinuar mbi 300 mijë qytetarë dhe do vijojmë këtë proces derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar. Nuk do të heqim dorë në asnjë moment, pasi për ne mbrojtja e shëndetit të qytetarëve është e para, ndaj do të vijojmë në mënyrë intensive të ruajmë ritmet e larta të vaksinimit ashtu sikurse kemi bërë deri tani. Presim nesër edhe 50 mijë doza të tjera vaksinash të AstraZeneca, gjithashtu nga dita e hënë presim mbi 200 mijë vaksina të Sinovac dhe gjithashtu 8120 vaksina të Pfizerit”, u shpreh  Manastirliu.

Manastirliu tha se në fund të prillit presim të kemi kaluar rreth 700 mijë vaksina të mbërritura dhe ritheksoi objektivin për të kryer 500 mijë vaksinime deri në fund të majit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy