
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, në një deklaratë për mediat ka akuzuar kreyministrin Edi Rama se po vijon që të mbrojë ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin duke u shprehur se ka kapur drejtësinë.
Nga selia blu, Paloka theksoi se dorëzimi i mandatit të Tahirit është një lojë e këtij të fundit në bashkëpunim me kryeministrin Rama për të mashtruar ndërkombëtarët.
"Dorëheqja është një lojë e tij dhe kapos së tij për të mashtruar ndërkombëtarët. Rama ka kapur tërësisht drejtësinë. Tahiri vazhdon të bredhi i lirë dhe i pa shqetësuar. Prokuroria kërkoi arrestimin e Tahirit, por Rama e bllokoi. Çfarëdo të thotë prokuroria e kapur nga Rama do ti shkojmë deri në fund me komisionin e hetimit".
Saimir Tahiri vendosi që të dorëzontë mandatin e deputetit për tu hetuar në lidhje me akuzat për një përfshirje të tij në grupin Habilaj, që po hetohet në Shqipëri dhe në Itali.



