Në studion e lajmeve të MCN TV, avokati Klaudi Zholi u pyet në lidhje me vendimin e Gjykatës së Lartë për lënien në burg të Erion Veliajt. Ai tha se për shkak të kërkesave të shpeshta që bën kryebashkiaku i Tiranës, krijohet konfuzion. Ai tha se nuk ka gjasa që masa e sigurisë ndaj tij të rrëzohet në ndonjë shkallë të gjyqësorit.
Ky është një vendim që në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit që legjitimon arrestin me burg. Ky vendim nuk ka lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të dhënë para disa ditësh, që ka prishur një tjetër vendim të Gjykatës së Lartë dhe ka kthyer çështjen për rigjykim.
Janë vendime sepse Veliaj bën kërkesa të shpeshta dhe për rrjedhojë ka vendime të shpeshta. Duhet një kulturë juridike e caktuar për t’i kuptuar.
Unë mendoj se nëse do të kishte shanse referuar vendimit të unifikuar të Gjykatës së Lartë, do të aplikohej sot ky shans. Gjykata e Lartë e kishte këtë praktikë dhe do ta aplikonte. Për mua nuk do të ndryshojë masa e sigurisë. Nëse ky vendim i sotëm e vlerësoi të ligjshëm masën e arrestit, edhe vendimi i ditëve në vijim do të jetë i tillë.
Lidhur me ankesat në ILD, Zholi tha se ka një numër të madh që e ka vështirësuar punën e tij. Sipas Zholit, 40% e këtyre kërkesave nuk janë objekt i punës së këtij institucioni.
Janë 1792 ankesa në ILD. Ka 8 ankesa në ditë nga qytetarë të ndryshëm. 40% e ankesave lidhen me vendimmarrjen. Ato nuk trajtohen fare nga ILD, pasi janë jashtë objektit të punës së saj. Nuk mund të ankimosh në lidhje me vendimmarrjen në këtë inspektorat, ankimon në një shkallë më të lartë të gjyqësorit. Mund të themi se nga ana e ILD ka edhe njëfarë kolapsi sepse nuk përballohen kërkesat e qytetarëve dhe avokatëve.



