Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ia besoi Ervin Salianjit Komisionin Hetimor për Sistemin TIMS, ndërsa Albana Vokshit Komisionin për koncesionet në shëndetësi.
Hapsirë do të ketë edhe për deputetët e Bashës dhe Aleatët. Ndërkohë Bardhi u shpreh pro listave të hapura dhe votës së emigrantëve por kërkoi që diskutimi për reformën zgjedhore të fillojë aty ku mbeti në 2020.



