Berisha: Lulzim Brava, ia fali identitetin Taulant Ballës. Reagon Basha: “Doktor pazari”

Berisha: Lulzim Brava, ia fali identitetin Taulant Ballës. Reagon Basha: “Doktor pazari”

Kryedemokrati Sali Berisha në konferencën e sotme u pyet nga gazetarët për ish-drejtuesin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha të cilin e krahasoi me Taulant Ballën.

Të komentoj unë për Taulant Ballën? Të komentoj për Lulzim Bravën është si të komentoj për Taulant Ballën. Nuk ia vlen!

Se ai identitetin e tij ia fali Taulant Ballës. Ata u bënë një. Ky është komenti im në këtë rast.

Por teksa prezantohet si kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, i është përgjigjur Sali Berishës.

Në një postim në rrjetet sociale Basha shkruan se “doktor pazari” duhet t’iu tregojë demokratëve se cilët janë zyrtarët e tij që kanë takuar McGonigal-in dhe a shkuan ata me dijeninë e tij.

Basha shton më tej se Berisha duhet t’u thotë demokratëve për çfarë shërbimi familja e tij mori leje për ndërtimin e kullës më të lartë në Tiranë.

Doktor pazari t’u tregojë demokratëve se cilët janë zyrtarët e tij që kanë takuar McGonigal-in. A shkuan ata me dijeninë e tij?! Janë të gjitha në dosjen McGonigal.

Doktor Pazari t’u shpjegojë demokratëve si është e mundur që pasuritë e familjes së tij janë shumëfishuar gjatë kohës që ai “luftonte” Edi Ramën në pushtet.

Doktor Pazari t’u thotë demokratëve për çfarë shërbimi familja e tij mori leje për ndërtimin e kullës më të lartë në Tiranë-Malin e Korrupsionit?

Vettingu i politikanëve nga SHBA-ja, BE-ja dhe drejtësia po nxjerr në dritë pazaret që mbajnë peng Shqipërinë dhe shqiptarët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy