Interpelancë për Rrugën e Arbrit/ Mziu: Sikur u bë shpikje, mbetet ëndërr. Balluku: E bëmë realitet

Interpelancë për Rrugën e Arbrit/ Mziu: Sikur u bë shpikje, mbetet ëndërr. Balluku: E bëmë realitet

Në interpelancën e mbajtur në Parlament me ministren e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku lidhur me ecurinë e punimeve në Rrugën e Arbrit, deputeti demokrat Xhelal Mziu, akuzoi se edhe ajo pjesë e rrugës që ka përfunduar nuk i plotëson standardet.

Ai tha nga foltorja e Kuvendit se ka pasur 19 herë deklarata ose të Kryeministrit ose të ministrave për fillimin apo mbarimin e punimeve, por rruga ka ngelur rrugëve.

Me Rrugën e Arbrit sikur u bë një shpikje. Rruga e parë me PPP që do bëhej do të ishte Rruga e Arbrit dhe të ishte hapi i parë i kësaj qeveria me shpikjen e PPP.

Kjo rrugë mbetet sërish një ëndërr për dibranët, bulqizakët sepse as gjysma e asaj rrugë nuk është mbaruar.

Në replikë ndaj tij, ministrja Balluku deklaroi se rruga filloi vetëm pasi qeveria analizoi studimet lidhur.

Teksa tha se së fundmi jetën politike e zhvillon në qarkun e Dibrës, mesazhet që merr nga qytetarët është se Rruga e Arbrit ka ndryshuar jetën e qytetarëve.

Të vish në foltore dhe të thuash se rrugët kanë mbetur rrugëve nga ata që i lanë rrugëve, ky është një abuzim shumë i madh. Tani zotëria e di që kur vinte në fushatë, vinte dhe kthehej brenda ditës.

Sot bujqësia në atë zonë ka lulëzuar edhe për shkak të infrastrukturës, flet për ëndrra dhe thotë Rruga e Arbrit mbeti ëndërr. Jo asgjë nuk mbeti ëndërr në qeverinë Rama.

Ëndrrat i keni ju ne kemi detyrë t’jua bëjmë ëndrrat realitet sepse ju konsiderojmë si qytetarë të Republikës së Shqipërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy