Avokati Romeo Kara, thotë se arroganca qeverisëse i ka nxjerr njerëzit në protestë, e cila nisi nga Zvërneci.
Ai deklaroi për “MCN Live” se kjo protestë ka vrarë frikën duke e cilësuar si pasaportën europiane.
Sipas tij, protesta në thelb është kundër korrupsionit të qeverisë.
Arroganca që karakterizon njerëz që mendojnë se janë mbi pushtetin, mbyllja e veshëve për të dëgjuar, tallja me njerëzit në vazhdimësi, humbja e shpresës dhe arroganca i ka nxjerrë njerëzit në shesh.
Kjo protestë fillimisht ka vrarë frikën, edhe nëse mbyllet momentalisht kjo protestë, problemet nuk janë zgjidhur. Në momentin që problemet e tua i kërkon jashtë kjo do të thotë se ti nuk do ta njohësh realitetin.
Besoj se përveç problemeve që do kenë këtu, do kenë probleme dhe me Amerikën. Nuk mund të përziesh familjen presidenciale amerikane dhe ta përdorësh. Ti mendon se fle dhe çohet ai me hallin e popullit.
Protesta për mua është patentë dhe pasaportë europiane. Ti sheh njerëz që pasi ikin nga protesta pastrojnë dhe bulevardin. Unë e shoh si protestë kundër korrupsionit të qeverisë. Korrupsioni buron nga lartë. Nuk besoj se protesta ka të bëjë vetëm me investimin.
Unë jam në dijeni të dy fakteve që familja Shehu ka dokumente para 1944-ës, ndërsa këta të tjerët e pretendojnë me 7501.
Ne nuk kemi vullnet politik për të trajtuar çështjen e pronave. Oligarkët mbaruan punë me bregdetin dhe kanë marrë malet.
Pse nuk bëhet me një regjistër dhe të regjistrohen të gjitha pronat. Ligjet duhen sa më të drejta, sa më të thjeshta. Nuk kemi vullnet politik për të trajtuar çështjen e pronave.



