Paketa e rezistencës, Korreshi: Qytetarët hanë 30 ditë groshë. Balluku: Nuk është rasti për humor

Paketa e rezistencës, Korreshi: Qytetarët hanë 30 ditë groshë. Balluku: Nuk është rasti për humor

Deputeti i Partisë Demokratike për Lushnjen, Saimir Korreshi nga foltorja e Kuvendit deklaroi se poshtë ka varfëri, por qeveria nuk e shikon. Korreshi theksoi se qeveria shprehet se ka bërë rritje ekonomike, duke ironizuar se rritja e çmimeve është bërë si ajo vallja tre hapa para dy mbrapa.

Teksa përmendi paketat, ai tha se Fukarallëku është ulur në gjunjë këmbë kryq dhe se shqiptarët po hanë grosh 30 ditë.

Nuk e di ku jetojmë. Unë do të them tre problematikat e elektoratit tim. Kishin ca halle ata poshtë dhe një ndër ta ishte hashashi, rrija e çmimeve dhe fukarallëku. Për hashashin nuk kishin dyshime se tani vetëm gjetën mënyra si ta legalizojnë. Por njerëzit një gjë kishin të mirë të paktën të na mpijnë trutë dhe të harrojmë dy të tjerat çmimet dhe fukarallëkun. Poshtë ka fukarallëk. E ngritën plehun, prandaj u mbyllën serat që të liheshin bosh për hashash. Hanë grosh 30 ditë, i ziejnë në kazan ushtrie. Këtu ka arritur fukarallëku. Nuk e di çfarë paketash keni bërë, por të gjithë ata që ju dhanë votën më 6 mars, për atë 30 mijë lekëshin u keni bërë presion. Fukarallëku është ulur në gjunjë këmbë kryq dhe po pret që ju ti hidhni koren e bukës

Ndërsa ministrja e Energjetikës Belinda Balluku duke iu kundër përgjigjur deputetit Koreshi, u shpreh se nuk mund të bëhet humor me 30 mijë lekshin dhe se qeveria me Paketën e Rezistencën po mbron konsumatorët.

Ju keni bërë privatizime shkatërruese për sistemin e energjisë. Paketa e Rezistencës nuk është rritje ekonomike, por kompensim i shportës nga rritja e çmimeve. Që të bëhet humor me 30 mijë lekëshin nuk është rasti dhe nuk pashë të qeshnin kolegët tuaj. Çmimet nuk kanë shkuar në stratosferë në vend. Në tregun ndërkombëtar ndoshta po. Prandaj kjo Paketë është një mburojë. Duhet të themi edhe disa lajme të mira. Teksa thonit po vdes kaskada, do të ketë 280 metra nivel në Fierzë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy