Votimi në 9 degë të PD për kryetarin, shpallen fituesit e zgjedhjeve të së shtunës

Votimi në 9 degë të PD për kryetarin, shpallen fituesit e zgjedhjeve të së shtunës

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike nxjerr rezultatet e votimit të mbajtur të shtunën në nëntë degët e Partisë Demokratike, të organizuara nga Komisioni i Rithemelimit.

Në deklaratë thuhet se procesi u hap në orën 8.00 dhe u mbyll në pjesën më të madhe të degëve në orën 18.00. Për shkak të numrit të lartë të votuesve, në degët e Kuçovës, Tropojës dhe Tirana 11, procesi vijoi deri sa edhe anëtarit të fundit t’i jepej e drejta e votës.

 Pas numërimit të fletëve të votimit, sipas procesverbaleve zyrtare të mbërritura nga Komisionet e votimit në degë, Kryetarë të degëve të PD u shpallën si më poshtë:

1.  Dega 6 Tiranë:

Morën pjesë në garë dy kandidatë.

Fituese u shpall znj. Onelda Zefi me 79.7% të votave

2.  Dega PD Skrapar:

Morën pjesë në garë dy kandidatë.

Fitues u shpall z. Hajredin Bakiasi me 69% të votave

3.  Dega 16 Tiranë:

Morën pjesë në garë tre kandidatë.

Fitues u shpall z. Eduard Rexha me 69.7% të votave

4.  Dega Paskuqan:

Morën pjesë në garë dy kandidatë.

Fitues u shpall z. Anton Pjetërnikaj me 86% të votave

5.  Dega 10 Tiranë:

Morën pjesë në garë tre kandidatë.

Fitues u shpall z. Andi Beliu me 65% të votave

6.  Dega PD Kuçovë:

Morën pjesë në garë dy kandidatë.

Fitues u shpall z. Myslim Haxhi, me 57% të votave

7.  Dega PD Elbasan:

Morën pjesë në garë pesë kandidatë.

Fitues u shpall z. Blendi Himci, me 66% të votive

8.  Dega PD Tropojë:

Morën pjesë në garë tre kandidatë.

Fitues u shpall z. Besnik Dushaj, me 54% të votive

9.  Dega PD Tirana 11:

Morën pjesë në garë katër kandidatë.

Fitues u shpall z. Shkëlqen Mustafa me 48% të votave.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy