
Dita e Kombeve të Bashkuara sot më 24 tetor, shënon përvjetorin e hyrjes në fuqi në vitin 1945, të Kartës së OKB-së.
Me ratifikimin e këtij dokumenti themelues nga shumica e nënshkruesve të tij, përfshirë pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit, Kombet e Bashkuara u krijuan zyrtarisht.
MEPJ bëri të ditur se kjo ditë përkujtohet për të nderuar arritjet e diplomacisë shumëpalëshe dhe ndikimin e drejtpërdrejtë të multilateralizmit në jetën tonë, nëpërmjet ruajtjes dhe avancimit të paqes dhe sigurisë globale, mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut.
Ministria e Jashtme thotë se Shqipëria ka rol proaktiv në multilateralizëm.
Roli proaktiv i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe anëtarësimi për herë të dytë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut, shënojnë vendosmërinë, angazhimin dhe kontributin aktiv të Shqipërisë në multilateralizmin.



