
Sipas analistit Andi Tela, rrugëtimi mbi 30 vjeçar i Sali Berishës në pozicione të larta politike në vend, ka prodhuar të njerëzit dashuri, urrejtje, armiq jo vetëm në Shqipëri, por edhe në arenën ndërkombëtare.
Sipas tij e gjithë kjo ngjarje dhe vendimi i SPAK ndaj tij, ka të bëj me diagramën e tij politike, ku e nisi dhe ku po e përfundon!
Nuk është Rama që ndikon te SPAK-u, ashtu siç do që ta thotë Berisha. Janë duar të tjera që komandojnë SPAK-un. Rama do të donte që Berisha të ishte aty te selia e PD-së, do të ishte shumë rehat. Kështu që nuk besoj se Rama ka ndonjë dëshirë të madhe.
Sali Berishës në këtë muaj i bëhen 33 vite në politikë dhe për kaq kohë në pozicione si president, kryeministër dhe drejtues opozite, sigurisht që prodhon te njerëzit dashuri, urrejtje, armiq jo vetëm në Shqipëri, por edhe në arenën ndërkombëtare.
Dhe sigurisht sot, pas skenave që pamë në parlament, ka qenë të shumtë njerëzit që kanë thënë: Sa mirë ia bënë!.
Më pak kanë ndjerë keqardhje dhe kjo ka të bëjë me diagramën e tij në politikë, pra ku e nisi dhe ku po e përfundon, sepse, pavarësisht çfarë vendimi merret ndaj tij për arrest me burg apo shtëpiak etj, nuk besoj se do të kthehet në pozicionet që ka patur në qeverisje.



