
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka konsideruar mbledhjen e Kongresit si një domosdoshmëri për Partinë Demokratike që ajo të demokratizohet më tepër dhe të përgatitet për fitoren ndaj regjimit të Ramës.
Sa i përket foltoreve të ish-kryeministrit Berisha, në studion e lajmeve në MCN TV Shehu u shpreh se i mbështet ato dhe se mund të konsiderohen si një moment gjallërues në Partinë Demokratike, por që dhe pas tyre duhet mbledhje e kongresit.
Kongresi i partisë është e vetmja rrugë për PD, të merren vendime që Partia Demokratike të demokratizohet edhe më shumë, të zgjohet, të lëvizi dhe të bëhet gati mbi fitoren ndaj regjimit të Ramës.
Duke mbështetur foltoret e Berishës si një moment gjallërues në PD theksoj se dhe pas kësaj është kongresi aty merren vendimet tona dhe ecim përpara, që PD të bëhet më luftarake dhe transparente. Kongresi është domosdoshmëri për Partinë Demokratike për të kaluar këto momente të vështira.



