
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka miratuar kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokratike, për të trajtuar ankimimet e tyre, për Qarkun e Elbasanit.
“KAS vendos pranimin e kërkesave, për të vazhduar trajtimin e ankimimeve”, u shpreh anëtari i KAS.
Ndërsa më herët, KAS ka rrëzuar kërkesat ankimore të paraqitura nga Partia Demokratike dhe Boiken Abazi i Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet në qarkun e Tiranës.
Dy subjektet kërkuan shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Tiranë, por KAS rrëzoi këto kërkesa dhe la në fuqi rezultatin e vulosur nga KQZ ditë më parë.
Tashmë dy subjektet kanë të drejtë të dërgojnë çështjen në Kolegjin Zgjedhor me anë të një ankese.
Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve për 9 qarqet të vendit.
Deri më tani, janë shqyrtuar në KAS, ankimimet për qarqet e Durrësit, Beratit, Shkodrës, Tiranës dhe Vlorës, ndërsa deri më tani, nuk ka pasur ripërsëritje të zgjedhjesh apo ndryshim rezultati.



