Në fjalimin e zakonshëm nga dritarja e banesës, kreu i PD-së së Rithemelimit Sali Berisha tha se më 20 shkurt do të paralizohet qeveria Rama, deri në rrëzimin e saj.
Berisha vuri në dukje se “llahtaria që njoftoi Ahmetaj" mund të të lidhet “me vrasje, murosje, apo zhdukje”.
Duke folur mbi protestën Berisha tha:
20 shkurti nuk është thjeshtë një ditë proteste. Në 20 shkurt ne i provojmë botës se Shqipëria është gati për Europën. Me 20 shkurt kjo qeveri paralizohet gjer në rrëzimin e saj, pa kthim mbrapa. Me 20 shkurt ne do të bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa, dhe pikënisje e parë e kësaj mosbindje të fuqishme jeni ju, misionarët e ndryshimi, shpresës, sepse ju ndriçuar fatin e Shqipërisë në orët më të zeza të demokracisë shqiptare”.
I ndalur te deklaratat e ish-zv.kryeministrit, Berisha shtoi:
Të gjitha këto akte të rënda kriminale, ne i dinim para intervistës së Arben Ahmetaj.
Por llahtaria që njoftoi Arben Ahmetaj lidhet me diçka shumë te keqe që ne nuk dimë.
Ajo mund të lidhet me vrasje, murosje, apo zhdukje që ne nuk dimë asgjë.
Ajo mund të lidhet me firma të vendosura në dokumente me revole pas koke që ne nuk dimë asgjë.
Ajo mund të lidhet me kontot bankare të mbi 100 milionë euro të Ramës dhe Veliajt që ai i ka zbuluar.
Çdo komb evropian do të ja nxirrte për hundësh brenda 24 orëve, veprimet e llahtarshme të kryeministrit të vet, të denoncuar nga zëvendësi i tij. O sot o kurrë, 20 shkurti është dita jonë, dita e fitores”.



