Një intervistë e sajuar për të goditur opozitën është për demokratin Edi Paloka intervista e ambasadores amerikane, dhënë dy ditë më parë, kur u shpres se t’i besosh votën Sali Berishës është si t’i besosh zjarrvënësit se do të shuajë zjarret.
Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Paloka tha se ndërhyrja në zgjedhjet e një vendi tjetër është shkelje e rëndë nga ana e zonjës Kim.
Pse kjo zonja, ditën kur u zëvendësua kjo merr përsipër të sajojë një intervistë për të goditur opozitën. As të drejtë nuk ka, është shkelje e rëndë të ndërhyjë në zgjedhje. Berisha ka deklaruar se është gati të bëjë transparencë. Unë besoj që çdo shqiptar, për fat të mirë, tani gjërat i ka të qarta. Skandali McGonigal sqaroi për të gjithë shqiptarët sesi kanë funksionuar gjërat. Kur Rama arriti të korruptojë një nga njerëzit më të rëndësishëm të SHBA, është e qartë çdo gjë.



