Shalsi: Rrisim konkurrencën brenda vetes, opozita e dobët nuk është fat për ne

Shalsi: Rrisim konkurrencën brenda vetes, opozita e dobët nuk është fat për ne

Deputeti dhe anëtari i Kryesisë së Partisë Socialiste, Eduard Shalsi thotë se optimizmi për fitoren e zgjedhjeve të radhës, është fryt i një pune të madhe dhe se nuk ka asnjë lloj alternative të besueshme.

Duke folur në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ai deklaroi se nuk e sheh si fat të madh të kesh një kundërshtar të dobët.

Kur ke një kundërshtar të dobët duhet të ushtrohesh shumë me veten dhe të rrisësh konkurrencën brenda vetes që të qëndrosh siç kërkohet.

Opozita e dobët nuk është fat i madh për ne. Por për sa kohë nuk e zgjedhim ne opozitën, zgjidhja është ripërtëritja, hapja e dyerve për të rinjtë dhe jo një parti që mbyllet dhe mbetet peng i disa figurave siç ndodh në kampin tjetër, ndërkohë që brenda nesh ka vazhdimisht një përpjekje për tu përmirësuar.

Ndaj dhe Asambleja ishte pikërisht në këtë vazhdë. Thelbi edhe sot madje në mbledhjen e parë të Kryesisë së zgjedhur, na duhet të bëjmë pjesë të qeverisjes sa më shumë të rinj të spikatur në fushat e tyre.

Nëse jo direkt, indirekt. Shqiptarët kanë përballë dy alternativa, nga njëra anë Edi Ramën dhe nga ana tjetër PD.

Në mandatin e katërt do t’iu japim më shumë shqiptarëve. Sot që flasim ka shumë më të dënuar nga ana e Partisë Socialiste.

Ndërkohë kemi një opozitë që në mënyrë konstante po bëjnë sjellje vetëshkatërruese. Mungesa e një alternative është një nga të këqijat e këtij vendi.

Sa i takon drejtuesve politikë të zgjedhur në qarqe, Shalsi tha se secili nga të zgjedhurit kanë meritë personale për faktin që janë zgjedhur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy