Rama në Greqi/ Beleri: Të gjithë presin që marrëdhëniet mes dy vendeve të rikthehen aty ku duhet (VIDEO)

Rama në Greqi/ Beleri: Të gjithë presin që marrëdhëniet mes dy vendeve të rikthehen aty ku duhet (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të mërkurë një takim me kryeministrin Grek, Kyriakos Mitsotakis.

 

Nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare, Rama u shpreh se të dyja palët janë të angazhuara për të mbyllur përfundimisht çështjet e mbartura mes dy vendeve, me synimin për të finalizuar brenda këtij viti një marrëveshje të re për partneritet strategjik. 

 

Eurodeputeti Fredi Beleri tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se të gjithë njerëzit presin që marrëdhëniet mes dy shteteve të rikthehen në nivelin që duhet të jenë. 

 

Duke vijuar Beleri tha që gjatë qeverisjes së Ramës marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë kanë qenë më të këqijat e mundshme. 

 

Duhet të presim takimi mbaroi para 2-3 orësh. Ka folur vetëm Rama, duhet të presim dhe deklaratën e kryeministrit grek. Besoj se postimi i Ramës për rinisje, për ristart të marrëdhënieve dhe firmosje të një marrëveshje të re partneriteti strategjik është hap pozitiv. Të gjithë njerëzit presin që marrëdhëniet të shkojnë në nivelin që duhet të jenë.

 

Gjatë periudhës së qeverisjes nga Rama, marrëdhëniet mes dy shteteve kanë qenë më të këqijat, të paktën pas viteve ‘90. Ishte zgjedhje e Ramës. 

 

Greqia gjithmonë ka qenë për marrëdhënie të mira. Ka luajtur rol mbështetës për integrimin e Shqipërisë. Mirëpriti rreth 1 milion shqiptarë. Rama që ditën që u zgjidh vendosi të prishë marrëdhëniet, duke bërë deklarata që jo vetëm ofendojnë dy popujt, por janë në caqet e retorikës iredentiste nacionaliste. 

 

Rama mund ta thotë që është progres, por faktet janë kokëforta. Siç deklaron ASHK procesi i rikthimit të pronave ka kaluar 60%. Në 3 bashkitë me shumicë të komunitetit grek këto shifra nuk kalojnë 30%. Në Himarë nuk e ka kaluar as shifrën 10%. Nuk është diskriminim ky? 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy