Stano: Është koha që të përmbyllet me sukses dialogu mes Prishtinës e Beogradit

Stano: Është koha që të përmbyllet me sukses dialogu mes Prishtinës e Beogradit

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se është koha që Prishtina dhe Beogradi ta përmbyllin procesin e dialogut suksesshëm në kohën kur po shënohet 9 vjetori i Marrëveshjes së Brukselit.

Stano ka thënë për Tanjug, se me nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit, Kosova dhe Serbia kanë marrë detyrime ndërkombëtare të cilat duhet t’i zbatojnë.

BE-ja dhe shtetet anëtare presin përparim të shpejt nga dy palët, si dhe nga Beogradi e Prishtina që të përfshihen seriozisht në procesin e dialogut. BE-ja dhe shtetet anëtare presin që dy palët të zbatojnë të gjitha marrëveshjet për të cilat janë dakorduar.

Zëdhënësi i BE-së tha se presin të punojnë me palët për të arritur “një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”.

Sot mbushen nëntë vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së parë mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel. Hashim Thaçi, atëherë kryeministër i Kosovës, dhe Ivica Daçiç i Serbisë, hodhën firmën në marrëveshjen 15 pikëshe, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve mes të dy vendeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy