
Ish-kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, ka refuzuar që t’ia dorëzojë detyrën kryeministrit të ri Dritan Abazoviç, pasi konsideron që ka pasur shkelje shkelje kushtetuese dhe të procedurave.
Duke marrë parasysh se kemi shkelje të procedurave kushtetuese dhe administrative, nuk dua të simuloj rregullsitë e t’i jap legjitimitet shkeljeve të qarta të postulateve të demokracisë e të ligjit.
Në kabinet kam lënë porosinë e qartë për fazën kalimtare: Do të kalojë.
Më 28 prill, kryeministri i ri i Malit të Zi është zgjedhur Dritan Abazoviç me 45 vota për dhe tri kundër.
Qeveria Abazoviç do të ketë 18 ministri, katër nënkryetarë të cilët janë edhe ministra të linjës dhe dy ministra pa portofol.
Në Qeverinë e re të Malit të Zi, do të jenë edhe dy ministra shqiptarë.



