
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha së bashku me deputetët e partisë vendosën lule në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, në kuadër të 28 nëntorit.
28 nëntori për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen njihet si Dita e Flamurit. Ndërkohë një vit më parë për shkak të pandemisë dhe masave kufizuese në vendin tonë qenë të ndaluara festimet me grumbullime të shumta, ndërsa këtë vit ministria e brendshme vetëm dy ditë para festimeve ka bërë me dije se shqiptarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë drejt Shqipërisë pa asnjë pengesë.



