
Flamur Noka i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur dhe për aksionin e opozitës ku u ndal për skenarët e protestës së 7 tetorit. Ai tha se nuk do të ketë asnjë fjalë dhe se është mosbindje civile.
Asnjë fjalë nuk do të ketë. Asnjë prej nesh nuk do të duket duke folur. Është revoltë, mosbindje civile. Ka qenë ide ta nisim me bllokime aksesh, aeroporti, porti, por ka konkluduar se nuk fillon askund përveçse në kryeqytet.
Data 7 është nisja, do ti kemi të vazhdueshme. Mosbindja civile nuk do të thotë vërshim, por mund të bëhet edhe 5 këtu, 5 atje, 30 këtu, 30 atje. Ne kemi thënë Edi Rama nuk do të gjejë paqe dhe qetësi. Do të flasin qytetarët, nuk do të flasim ne.



