Shkullaku për Bashën: Fenomen që duhet studiuar

Shkullaku për Bashën: Fenomen që duhet studiuar

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, analist Armand Shkullaku tha se Lulzim Basha ndryshe nga Rama, e beson edhe vetë propagandën që bën, madje edhe besnikët e tij, e mbështetën deri në fund, pa vënë në pikëpyetje asnjë nga budallallëqet që ai thoshte. 

Sipas Shkullakut, ai është rast për studim.

Askush nuk e mbron sot, sepse nuk duan të bëhen më qesharakë. Është fenomen që duhet studiuar. Është një psikozë e krijuar në PD-në e Bashës, ose fraksionin e vulës, që këta ishin në të drejtën e tyre, që Berisha nuk ka njerëz, që Amerika, NATO dhe OKB ishin me Bashën. Rama bën propagandë por ata vetë nuk e besojnë ato që thonë. Ndërsa Basha e beson propagandën që bën.

Ky rast do studim. Nuk them për kaqola që dalin pas çdo lideri, por flas për njerëz që janë pedagogë, profesorë dhe kanë dy pare mend në kokë. Problemi kush është? Kjo që po ndodh në grupin parlamentar, sikur i ka gjuajtur dikush me gurë në kokë dhe i kanë thënë hajdeni në vete.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy