Xhaçka pas takimit me kryesuesen e OSBE: BE ka paqartësi për hapat e mëtejshëm të rajonit për integrimin

Xhaçka pas takimit me kryesuesen e OSBE: BE ka paqartësi për hapat e mëtejshëm të rajonit për integrimin

Gjatë vizitës së sotmë zyrtare në Tiranë të kryetares së rradhës së OSBE-së dhe ministres së Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde, në një konferencë të përbashkët për media, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri Olta Xhaçka, deklaroi se vizita e sotme është treguesi i rëndësishëm i vëmendjes ndaj rajonit të Ballkanit.

Xhaçka u shpreh se “kjo vizitë, në njërën anë reflekton marrëdhëniet e shkëlqyera politike mes vendeve tona, por mbi të gjitha shpresoj që kjo vizitë të çelë një kaptiull të ri në marrëdhëniet dhe shkëmbimet mes nesh, qoftë në dimensionin bilateral, qoftë në atë multilateral”.

Por tutje Xhaçka, ndau mendimin se Bashkimi Evropian ka paqartësi lidhur me hapat e mëtejshëm të rajonit në procesin e integrimit.

“Dhe kjo paqartësi, krahas dëmit që i bën reputacionit të BE-së, dëmton edhe paradigmën mbi të cilën është ngritur stabiliteti dhe bashkëpunimi në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha Xhaçka.

Në vijim, Xhaçka tha se vëmendja e presidencës suedeze të OSBE-së ka sjellë mesazhe angazhimi dhe mbështetjeje për të çuar përpara përpjekjet e përbashkëta.

Ministrja garantoi se autoritetet shqiptare mbeten të gatshme për të ndarë eksperiencën e tyre në krye të OSBE-së.

Një nga garancitë, sipas ministres, do të mbetet bashkëpunimi mes palëve për të çuar përpara edhe prioritetet e Shqipërisë në Këshillin e Sigurisë të Kombeve të Bashkuara.

“Ne kemi sot disa mundësi konkrete për të bashkëpunuar ngushtë në forume të rëndësishme ndërkombëtare si OSBE, apo si Këshilli i Sigurimit në Kombet e Bashkuara”, tha ajo.

Xhaçka rikonfirmoi vullnetin e plotë të qeverisë së Shqipërisë për bashkëpunim gjithëpërfshirës dhe kontribut në multilaterizëm.

Nga ana e saj kryetarja e OSBE-së, që mban postin e ministres për Punët e Jashtme në Suedi, Ann Linde, garantoi në fjalën e saj se Suedia mbështet aderimin e Shqipërisë në BE dhe plotësimin e reformave prej autoriteteve shqiptare.

Duke vënë theksin tek reformat, Linde, solli në vëmendje çështje si; të drejtat e njeriut, barazia gjinore, reforma në drejtësi apo edhe çështjet klimaterike.

Linde u shpreh ndër të tjera se Shqipëria duhet të përfitojë nga ekspertiza e saj për të përmbushur përparësitë e saj.

Ministrja suedeze kujtoi takimin gjatë muajit tetor me ministrin e Punëve të Brendshme në Suedi për ndihmën midis të dy shteteve. Kjo, për të luftuar krimin e organizuar dhe për të ruajtur rendin e sigurisë evropiane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy